Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1740 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 405 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 539 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.