image Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 12 persona në gjendje të rëndë

Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 12 persona në gjendje të rëndë

news image

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2419 testime, nga të cilat 300 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 2 qytetarë të prekur me COVID-19, ndërsa 934 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

/GazetaSinjali/