Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë për dy muaj, për shkak të situatës së krijuar së fundmi nga koronavirusi.
Ministri izraelit i Drejtësisë, bën me dije se gjyqi, i cili ishte parashikuar të niste më 17 mars me leximin e akuzave për korrupsion për kryeministrin, do të nisë më 24 mars. Dhe arsyeja kryesore, sipas tij, lidhet me zhvillimet e fundit me përhapjen e virusit Covid-19.
Kryeministri Netanyahi, i cili ashtu si të gjithë liderët e tjerë botërorë ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i mohon të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion.
Në të njëjtën kohë, përveç se për të mbrojtur veten, Netanyahu po lufton dhe për jetën e tij politike, pas zgjedhjeve të 2 marsit, të cilat, njësoj si ato paraardhëse, nuk nxorrën një mazhorancë absolute se kush do të drejtojë vendin.