Në kushtet kur puna e të gjithë bizneseve është bllokuar për shkak të pandemisë së Covid-19 që ka prekur të gjithë planetin, shumë krejt tyre janë detyruar tu përshtaten kërkesave momentale të tregut, shpesh edhe duke ndryshuar terësisht objektin e tyre.
Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me një dyqan akulloresh në Amsterdam, në Qarkun Jordaan, i cili është shndërruar në dyqan maskash.
Pronari arriti të marrë një ngarkesë prej mijëra maskash nga Kina, duke e shndërruar banakun e akullores në një vitrinë me materiale mjekësore.
Çmimi prej 9 eurosh për maskë, bëri që shumë njerëz të mos ishin shumë të kënaqur. Por ai mbrojti veten duke thënë se: “Me këtë konvertim ishte në gjendje të mbyllte biznesin dhe të paguante qiranë mujore”. /Gazeta Sinjali/