Arabia Saudite sot vendosi ndalesë të përkohshme për vendasit dhe banorët që të kryejnë Umren, për shkak të frikës nga virusi i ri korona.
“Vendimi do të shqyrtohet vazhdimisht dhe zbatimi i tij do të pezullohet kur shkaqet e tij largohen”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA, duke cituar një burim të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Më 27 shkurt, Arabia Saudite pezulloi hyrjen e pelegrinëve që kërkonin të kryenin Umren për shkak të sëmundjes.
Pezullimi gjithashtu vlen edhe për ata që kërkojnë të vizitojnë Xhaminë e Profetit në qytetin e Medinës.
Umreja mund të kryhet në çdo kohë gjatë vitit.
Koronavirusi i ri i njohur si COVID-19 është përhapur në të paktën 73 vende. /Gazeta Sinjali/