image Koronavirusi, Ambasada e Kosovës në Itali ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

Kosovë

Rreziku/ Koronavirusi, Ambasada e Kosovës në Itali ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

news image

Ambasada e Kosovës në Itali ka reaguar pas përhapjes së panikut nga koronavirusi në Itali, specifikisht në zonën e Lombardisë ku është ndalur frekuentimi dhe janë zbrazur lokalet.

Përmes një njoftimi, Ambasada e Kosovës në Romë ka njoftuar se deri tash asnjë kosovar nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë së bashku me
Konsullatën e Përgjithshme në Milano janë duke e monitoruar dhe ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes emergjencën shëndetësore lidhur me përhapjen e Koronavirus – Covid 19 në Itali.
Fatmirësisht, deri më sot nuk rezulton i prekur nga ky virus asnjë shtetas nga Kosova”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, ambasada e Kosovës në Itali u ka bërë thirrje kosovarëve që jetojnë atje që t’i kontaktojnë numrat emergjent në rast nevoje.

“U bëjmë thirrje shtetasve tanë me banim/qendrim në Itali, se në rast nevoje mund të na kontaktojnë në çdo moment në numrat e emergjencës 24/7. Në koordinim me organet dhe institucionet tona dhe ato vendore italiane, mbetemi në gatishmëri të plotë të shtetasve tanë”, thekson ambasada.

Për çdo eventualitet numri i emergjencave i ARKS në Romë është +393274526991 dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme në Milano: +393472127662. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AmbasciatadelKosovoinItalia/posts/3568721723201977?__tn__=-R