154 shtetasit e mbërritur nga Afganistani drejt Shqipërisë në dy fluturime të ndryshme janë akomoduar në Qytetin Studenti, ku do qëndrojnë përkohësisht, në godinën 11 dhe 12.
Por, përpara sistemimit nëpër dhoma, u dërguan në qendrën shëndetësore të Qytetit Studenti për të bërë testimet e shpejta anti-COVID.
Për ushqimin si zgjidhje është menduar mensa e Qytetit Studenti. Vetë ata shprehen të kënaqur nga streha që u është mundësuar pas ardhjes në Tiranë, si dhe për trajtimin që po marrin nga autoritetet përgjegjëse shqiptare.
Për sigurinë e tyre është angazhuar Policia e Tiranës, ku do të qëndrojnë gjithë kohës në afërsi të strukturave ku janë akomoduar të ardhurit nga Afganistani për t’u garantuar siguri, raporton TvKlan.