image Konjufca: Vetëvendosje nuk e synon postin e presidentit

Politikë

Konjufca: Vetëvendosje nuk e synon postin e presidentit

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur se nuk synojnë postin e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, LVV synon të shkojnë në zgjedhje para se të zgjidhet presidenti, gjersa bëri të ditur se nuk do tu përgjigjen thirrjeve për bisedime lidhur me postin e presidentit.

“Vetëvendosje e ka shumë kollaj sepse presidentin nuk e ka lyp kurrë. Nuk e kërkojmë në kuptimin që ne me 30 nënshkrime mundemi me i mbledh edhe e qesim një president të VV-së, nuk është problem i madh ajo…mirëpo nuk është kuptimi aty me qit një president i cili shkakton njëfarë debati të mospajtimit në mes të forcave politike”, tha Konjufca në Klan Kosova.

/Gazeta Sinjali/