Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka hedhur akuza ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, duke thënë se kjo e fundit është kundër Albin Kurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Personi që po ndikon në KQZ për Albin Kurtin është Valdete Daka”, tha ai duke shtuar tutje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dëshiron eleminim politik.
Kjo deklaratë e Konjufcës vjen pasi Kreu i VV-së, njëherësh prijësi i listës zgjedhore të kësaj partie, Albin Kurti, nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ka shenja të rrezikut të demokracisë në Kosovë”, u shpreh Konjufca në RTV Dukagjini.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj se përveç Kurtit, në këto zgjedhje nuk ka të drejtë të marrë pjesë as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi – Murtezi e as Bajram Mavriqi.