image Konjufca tregon pse u pranuan 1000 teste nga Serbia

Kosovë

Politikë/ Konjufca tregon pse u pranuan 1000 teste nga Serbia

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se arsyeja pse Kosova pranoi 1000 teste donacion nga Serbia është sepse ky donacion ishte kurth i Serbisë për ta quajtur Kosovën raciste, nëse nuk do t’i pranonin, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Konjufcës, për pranimin e këtyre testeve Kosova ka marrë lëvdata nga Gjermania, Britania e ShBA-ja.

“Ato njëmijë teste nuk janë kurgjo. Qëllimi i Serbisë ka qenë, Daçiqi me mbajt një fjalim, ku thotë me gjithë përpjekjet tona për bashkëpunim, Qeveria e Kosovës raciste i sheh edhe testet si etinike, paska teste serbe, paska teste të mira shqiptare edhe patriotike shqiptare edhe paska teste raciste, fashiste serbe dhe ta thoshte këtë në Këshill të SIgurimit. Përkundrazi, Gjermania, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e lavdëruan Kosovën në këtë aspekt. Kjo ka qenë kurthi i Serbisë, në të cilën ne nuk kemi ra për 1000 teste që për mendim tem nuk janë kurgjo hiq”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i MPJD-së tha se edhe më i madh do të ishte dëmi nëse nuk do të ishin pranuar ato teste.

“Dëmi do të kishte qenë i madh në momentin kur do të kishte fillu me qasje etike Qeveria e Kosovës. Unë mendoj që Serbinë duhet ta kemi shtet fqinj dhe me marrëdhënie të mira fqinjësore, por aktualisht nëse e vlerësojmë sjelljen e tyre është vazhdimësi e politikës së Millosheviqit”, ka thënë ai në Dukagjin./Gazeta Sinjali/