image Konjufca thotë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit ku vdiqën 9 persona

Kosovë

Solidarizim/ Konjufca thotë se Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit ku vdiqën 9 persona

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme që t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit që goditi Turqinë gjatë ditës së djeshme.

Konjufca, ka ngushëlluar homologun e tij Mevlüt Çavuşoğlu dhe popullin turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se 70 të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.

Konjufca ka thënë se po ndjekë me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.

“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë Konjufca.

Sipas një komunikate për media, Konjufca ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke, që të kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga tërmeti shkatërrues./ Gazeta Sinjali/