image Konjufca: S’kemi kurrfarë obligimi për Asociacionin, Serbia nuk e ka ratifikuar

Politikë

Konjufca: S’kemi kurrfarë obligimi për Asociacionin, Serbia nuk e ka ratifikuar

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se Kosova nuk e ka obligim zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Konjufca ka shtuar se kjo marrëveshje nuk vlen.

“(Asociacioni) Aktualisht ekziston në regjistrin tonë institucional si marrëveshje e votuar në Kuvend, por kjo marrëveshje nëse dojmë me studiu përmbajtjen edhe procedurale edhe statusin e saj si dokument, mendoj që i ka disa defekte të mëdha dhe ato defekte janë të mjaftueshme për neve që mos me qenë obligative me zbatu automatikisht”, tha Konjufca.

Cili është defekti kryesor?

“Ajo është votuar si marrëveshje ndërkombëtare me 80 vota. Me 80 vota veç marrëveshjet ndërkombëtare votohen në Kosovë. Tash, meqenëse i ka 80 vota kjo në Serbi nuk u votu hiq, kjo marrëveshje. Sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare që i rregullojnë këto punë në botë, një shtet nuk ka kurrfarë obligimi nëse një dokument e ka formën e dyanshme të marrëveshjes ndërkombëtare. Kurrfarë obligimi nuk krijon kjo për Kosovën”, tha Konjufca.

“Me aq sa e njoh unë atë instumentarium të konventave në marrëveshjet ndërkombëtare dhe këshilltarët e mi të cilët i kanë hulumtuar dhe janë marrë me këtë çështje mua më kanë këshilluar që kurrfarë obligimi Kosova ndaj kësaj nuk ka”, shtoi ai në T7.

Pse?

“Sepse Serbia me thënë të drejtën edhe pak vetës ia ka bo. T’u dashtë me thanë që Kosova është provincë e saj dhe tu dashtë mos me të pranuar si shtet ajo nuk e ka pranuar. Ajo e konsideron si dekret qeveritar. Kosova e ka bo me 80 vota për me dashtë me kallxu që është marrëveshje ndërkombëtare”, shpjegoi Konjufca.

“Kurgjo s’mundet me të bo Serbia për Asociacionin”, tha ai./GazetaSinjali/