Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare, i cili është takuar me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën, të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve për politikat e jashtme të dy shteteve.
Të dy ministrat kanë theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore, raporton Gazeta Sinjali.
“Nuk mund të shkruajmë thjesht me fjalën të ngushta apo miqësore apo institucionale ose thjesht të shkëlqyeshme por janë raporte përtej të gjitha këtyre vëllazërore. Ne kemi më shumë ndaj njëri tjetrit obligime se sa falënderime”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, ministri Cakaj është falënderuar nga Konjufca për vazhdimin e mbrojtjes së Kosovës ndaj kampanjave që ka bërë Serbia.
“E dimë që në çdo takim të z. Cakaj e ka politikë ditore të përditshme mbrojtjen e Republikës së Kosovës, të interesave tona të përbashkëta. Ka qenë shumë aktive sa i përket mbrojtjes nga kjo kampanja për çnjohje nga Serbia”, ka thënë Konjufca./Gazeta Sinjali/