image Konjufca: Serbia s’do të lë gur pa lëvizur për të mos lejuar pranimin e Kosovës në KE

Politikë

Konjufca: Serbia s’do të lë gur pa lëvizur për të mos lejuar pranimin e Kosovës në KE

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur lajm të mirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tha se Serbia nuk do të lë gur pa lëvizur për të mos lejuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Konjufca në një intervistë për RTK ka thënë se ka pasur përpjekje edhe më herët për anëtarësim në KiE, por zhvillimet e fundit krijuan një situatë më të favorshme për aplikim.

“Aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një lajm shumë i mirë për Kosovën. Këshilli i Evropës ka qenë edhe përpjekje e qeverive të kaluara, por tash është një tjerë atmosferë për shkak të ndryshimeve në Kosovë e deri tek ato ndërkombëtare. Tash është krijuar një momentum për Kosovën”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/