Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas ndarjes nga jeta të politologut, Ramush Tahiri, i ka shprehur ngushëllime familjes Tahiri, shkruan Gazeta Sinjali.
Konjufca, përmes një postimi në Facebook shkruan se rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.
Kryetari i Kuvendit gjithashtu tha se për më shumë se tri dekada Ramush Tahiri, dha një kontribut të vyer për çlirimin nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.
“I tronditur e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të politologut tonë të shquar, Ramush Tahiri.
Rezoni politik që ai ka reflektuar sa herë diskutonte për zhvillimet kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, ishin gjithnjë frymëzuese.
Për më shumë se tri dekada ai dha një kontribut të vyer gjatë përpjekjes sonë të suksesshme kolektive për çlirim nga okupimi serb dhe shtetndërtimin e Republikës.
Duke e pas njohur personalisht dhe pjesëmarrës bashkë me të nëpër shumë emisione televizive, Ramush Tahiri do të na mungojë të gjithëve.
Ngushëllime familjes Tahiri, miqve e bashkëpunëtorëve të tij.
U prehtë i qetë e në paqe!“, u shpreh Konjufca. /GazetaSinjali/