image Konjufca për postin e presidentit: Për besë, Vjosa Osmani do të merrte më së shumti pikë

Kosovë

Koalicioni/ Konjufca për postin e presidentit: Për besë, Vjosa Osmani do të merrte më së shumti pikë

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Vjosa Osmani do të ishte propozimi më i pranueshëm i LDK-së për postin e Presidentit të Kosovës.

Konjufca ka thënë se nëse do bëhej një propozim i tillë, do të arrihej edhe marrëveshja në mes të dy partive.

“Unë nuk do të lakoja emra të LDK-së sepse emrat i takojnë LDK-së. Por nëse do ta bënim marrëveshjen, për besë, Vjosa Osmani do të merrte më së shumti pikë.

S’kam qysh e fshehi, se po të ishte një propozim i tillë, marrëveshja nuk do të dështonte” ka deklaruar Konjufca në KTV./Gazeta Sinjali/