Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, gjatë ditë së nesërme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Agjenda e vizitës:
10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Vendi: Kryesia e Kuvendit.
(Deklaratë për shtyp).
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Vendi: Presidencë.
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Vendi: Selia e PD-së./ Gazeta Sinjali/