Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Shqipëri, për herë të parë pas marrjes së detyrë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Agjendën e tij e ka publikuar zyra për media e Kuvendit, megjithatë, aty nuk shkruan se Konjufca do të pritet në takim edhe nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama.
Agjenda e vizitës:
10:05-11:15 Takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Vendi: Kryesia e Kuvendit
(Deklaratë për shtyp)
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Vendi: Presidencë
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Vendi: Selia e PD-së