Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka kërkuar nga vendet e OKB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.
“Disa nga shtet që janë pjesë e OKB-së nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës mirëpo shumica e kanë njoftuar andaj ju inkurojojë që ta njohin shtetin e Kosovës për ta mbështetur paqen në rajon. Nuk ka qenë Kosova ajo që e ka ngritur cështjen e Parvarisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare, ka qenë Serbia që e kanë ngritur këtë cështje dhe është hipokrite që të mos respektohet”, ka thënë Konjufca në seancën e Kosovës në Organizatën Kombeve të Bashkuara (OKB).
Tutje, ministri Konjufca ka përmendur edhe personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë seancë, Konjufca ka përmendur arrestimin e profesorit, Ukshin Hoti, i cili është ende i zhdukur që nga lufta e vitit 1999.
“Ukshin Hoti është arrestuar nga serbët për shkaqe politike dhe rojet e atij burgu e kanë nxjerrur zvarr dhe nuk është parë më, ku është Ukshin Hoti, ku janë të gjithë personat e zhdukur, një cështje tjetër është edhe dhuna seksuale”, ka thënë Konjufca.