image Konjufca mohon se Kosovës i është hequr një njohje, thotë se janë pretendime të Daçiqit

Kosovë

Reagim/ Konjufca mohon se Kosovës i është hequr një njohje, thotë se janë pretendime të Daçiqit

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca e ka mohuar që Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Sa i përket rastit konkret ne nuk kemi asgjë të konfirmuar, këto janë pretendime të zotëri Daçiq”, ka thënë Konjufca sot para mediave.

Ai më tej i ka ftuar vendet që kanë ndikim të ndikojnë që shteti të Kosovës të mos ketë çnjohje të reja.

“Në të gjitha vendet që kanë ndikim për të ndikuar në mos çnjohjen e Kosovës i ftojë të ndikojnë dhe të lëvizin në këtë aspekt”, tha Konjufca.

Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është e një rëndësie të veçantë për Beogradin, duke kujtuar se Sierra Leone ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008./Gazeta Sinjali/