image MPJ e Kroacisë pas takimit në Torino: Dyert e KiE duhet të jenë të hapura për Kosovën - Sinjali

MPJ e Kroacisë pas takimit në Torino: Dyert e KiE duhet të jenë të hapura për Kosovën

news image

Pas takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino të Italisë, përveç Shqipërisë, përmes një postimi anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion i ka dhënë mbështetje edhe Kroacia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shkruar se Këshilli i Evropës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të, e këtu radhiti Kosovën.

“Dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive evropiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Evropës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”.

Përveç Kroacisë, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës e kërkoi edhe Shqipëria. Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje, përmes një postimi në Twitter ka treguar se ka folur për çështjen e Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin