image Çitaku: Shqetësuese heshtja e MPJD-së ndaj deklaratave të Beogradit për çnjohjet

Politikë

Çitaku: Shqetësuese heshtja e MPJD-së ndaj deklaratave të Beogradit për çnjohjet

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Ministria e Jashtme e Kosovës, duhet dhënë një përgjigjie, mbi pretendimet e fundme nga Beogradi, për çnjohjet.

Ajo shprehet në facebook, se pavarësisht se Beogradi synon të krijojë mjegull dhe huti, mbetet shqetësuese heshtja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

”Nga përvoja, gjithmonë duhet marrë me rezervë deklaratat nga Beogradi. Në raport me Kosovën ata vazhdimisht synojnë të krijojnë mjegull dhe huti. Çka thonë eksponentët në Beograd nuk e trajtoj kurrë si të mirëqenë. E di çka kanë thanë për mua dhjetëra herë. Vec alien nuk më patën bërë.

Mirëpo ajo që më shqetëson është heshtja e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sigurisht unë e kuptoj natyrën e punës dhe diskrecionin që ndonjëherë ta imponon diplomacia. Po një përgjigje duhet dhënë”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/