image Daçiq thotë se një shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës: Nuk e kanë më shumicën në OKB

Kosovë

Serbi/ Daçiq thotë se një shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës: Nuk e kanë më shumicën në OKB

news image

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Sierra Leaone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka prezantuar një shënim nga Ministria e Punëve të Jashtme nga Sierra Leone, që sipas tij tregon se e kanë tërhequr njohjen, transmeton Gazeta Sinjali.

“Me kënaqësi të veçantë unë mund të tregoj një shënim nga Ministria e Punëve të Jashtme që thotë se Sierra Leone po e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se ky shtet do të respektojë rezultatet e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiq për Tanjug.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se aktualisht, nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 92 vende e njohin Kosovën si shtet të pavarur, 96 vende nuk e njohin, ndërsa pesë vende janë në një qëndrim të rrjedhshëm. Kësisoj, sipas tij, tani në Kombet e Bashkuara ka më shumë shtete që e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për Kosovën.

“Kjo do të thotë se Kosova nuk ka më shumicë në Kombet e Bashkuara,” tha Daçiq.

Ai tha se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është e një rëndësie të veçantë për Beogradin, duke kujtuar se Sierra Leone ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Sipas RTS, Sierra Leone, e vendosur në Afrikën Perëndimore në brigjet e Atlantikut, është shteti i 18-të që tërheq njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. /Gazeta Sinjali/