image Konjufca kërkon kompensim për pozitën e ministrit të brendshëm dhe Presidentit

Politikë/ Konjufca kërkon kompensim për pozitën e ministrit të brendshëm dhe Presidentit

news image

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Konjofca ka thënë se VV-ja ka pranuar të ndahet pushteti pesë ministri për LDK-në dhe pesë ministri me VV-në dhe të diskutohet pozita e kryepralamentarit, por jo edhe pozita e Presidentit.

E siç duket kjo ministri dhe pozita e presidentit janë pikat e dobëta të VV-së për të cilat nuk po pranon të pajtohet.

Kompromisi i dytë, pesë me pesë, kompromisi i tretë me e diskutua edhe kreparlamentari, edhe pse me ligj i takon partisë fituese. Por ajo që nuk është e diskutueshme është posti i presidentit. Kjo është për disa arsye, arsye e parë është se nuk është demokratike as politike me shti në diskutime në krijimin e qeverisë”, ka thënë Konjufca.

Madje këtë ngecje nuk e quan si kushtëzim nga ana e VV-së, Konjufca siç deklaron nuk po pajtohet që LDK-ja me zgjedh e para edhe me marrë kryeparlamentarin si dhe postin e Presidentit.

Nuk është kushtëzim nga VV-ja, është refuzim, LDK- ka thanë ndarja e barabarta, me zgjedh e para dhe 2 pozicionet e ma të larta pa asnjë kompensim. Për 1 orë është kry programi Qeverisë. Kur është kry, qeveria të cilat ministri nuk është mirë me i nda, tash kur LDK-ja ka thanë është e kushtëzuar dhe këto bien në ujë“./Gazeta Sinjali/