Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë takim, Konjufca dhe Szunyog kanë biseduar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.
Kryekuvendari ia ka përmendur ambasadorit evropian nevojën emergjente për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19.
Kjo kërkesë e Konjufcës ka gjetur mirëkuptimin e Szunyog, i cili ka thënë se BE-ja është e gatshme të japë kontributin e saj në kuadër të mundësive që ka.
Kujtojmë që Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka siguruar ende asnjë vaksinë kundër sëmundjes infektuese koronavirus./Gazeta Sinjali/