image Konjufca: Bashkimi kombëtar është destinim historik, nuk ndodh brenda një dite

Politikë

Konjufca: Bashkimi kombëtar është destinim historik, nuk ndodh brenda një dite

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për bashkimin kombëtar, njëra ndër kauzat më të njohur me të cilën është marrë Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi, në vitin 2005.

Gjithsesi, tani me ardhjen në pushtet të VV-së, duket se kauza e bashkimit nuk është ndër prioritetet.

Konjufca thotë se VV ka një koncept afatgjatë për të arritur te bashkimi kombëtar, si dhe ka thënë se ai është një destinim historik. Ai po ashtu ka shtuar se opsioni i federatës është njëra prej mundësive.

“Për bashkim kombëtar VV ka pasur një koncept afatgjatë. Jam marrë me mendimtarë dhe e kam shpjeguar me argumente. Mendoj se njëra prej fazave që ndodhet shteti i Kosovës është konsolidimi i sovranitetit dhe shtetndërtimit. Dhe mendoj se ky proces është fazë drejt forcimit kombëtar. Çlirimi i ka marrë disa vite ndërsa edhe pavarësia ashtu. 14 vite i kemi prej pavarësisë”, tha ai në T7.

Tash jemi në kohën kur Pako e Ahtisarit është frymë e Kushtetutës. Plani ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si zgjidhje afatshkurtër. Ishte menduar se për dy mandate do të vlejë Pakoja e Ahtisarit dhe pastaj kur të pjekët si shtet të kalojë në fazën tjetër. Bashkimi kombëtar është destinim historik. Nuk e përjashtoj mundësinë që fillimisht të jetë funksionimi drejt një federate”, përfundoi ai./GazetaSinjali/