Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i ka cilësuar si propagandë deklaratat se Lëvizja Veëvendosje dhe Qeveria e Kosovës është ani-amerikane.
Konjufca përme një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se asnjë fuqi në botë nuk mund ta ndryshojë afërsinë që njerëzit e Kosovës e kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Anti-amerikanizmi është propagandë. Asnjë fuqi në botë nuk mund ta ndryshojë miqësinë dhe afërsinë pro-perëndimore të njerëzve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është e rrënjosur në vlerat tona shoqërore”, ka shkruar fillimisht Konjufca në Twitter.
Ministri më tej ka thënë se kushdo që është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë./Gazeta Sinjali/