image Kongresmenja demorkate: Bandat e Los Angeles kanë më shumë integritet se presidenti Trump

Botë

Politikë/ Kongresmenja demorkate: Bandat e Los Angeles kanë më shumë integritet se presidenti Trump

news image

Kritikja e ashpër demorkate e Presidentit amerikane Donald Trump, Maxine Waters e ka krahasuar atë së fundmi me anëtarët e bandave të Los Angeles, duke thënë se dhe ato më famëkeqet Crips e Bloods “kanë më shumë integritet” se ai.

“Ky njeri është si një lojtar rruge,” tha Waters për presidentin në një program televiziv. “Ai ka mashtruar njerëz dhe flirton me gangsterë”.

“Unë kam punuar në disa nga komunitetet më të ashpra në vend, kam punuar me bandat, kam punuar me Crips e Bloods dhe ata duket se kanë më shumë integritet se ai”, tha ajo më tej.

Waters e ka sulmuar kohët e fundit presidentin pas propozimit për reduktimin e dënimit me burg për aleatin e tij Roger Stone, duke e krahasuar Trump me një “shef të mafias”. /Gazeta Sinjali/