image Kongresmeni amerikan: Atmosfera e mosndëshkimit në Serbi ta kujton kohën e Millosheviqit

Rajon

Kongresmeni amerikan: Atmosfera e mosndëshkimit në Serbi ta kujton kohën e Millosheviqit

news image

Kongresmeni amerikan nga New Jersey, Chris Smith, deklaroi se ka probleme serioze dhe pengesa në respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi dhe se atmosfera e mosndëshkimit ia kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve reagoi ndaj raportimeve për arrestimin dhe ngacmimin ilegal të Konstantin Katiq, kur, siç deklaroi ai, autoritetet serbe e ndaluan atë në aeroportin e Beogradit, ku e rrahën për rreth katër orë dhe e kërcënuan për një ‘tweet’ që e fyen presidentin.

“Rastet e tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ndodhin vetëm në një atmosferë të pandëshkueshmërisë kur abuzuesit nuk kanë frikë nga pasojat për veprimet e tyre”, tha Smith, duke shtuar se ajo të kujtonte “ditët e këqija të vjetra të Sllobodan Millosheviqit”, raporton Danas.

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore serbe, Zdravko Ponos, tha javën e kaluar se zyrtarët e BIA-s “ngacmuan dhe goditën” anëtarin e partisë Konstantin Katiq për gati katër orë, për shkak të një postimi në Twitter që fyente presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të postuar në një llogari në këtë rrjet social, që s’ishte e tij.

Ekipi juridik i Partisë Popullore paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër udhëheqësve të BIA-s, Bratislav Gashiq dhe Marko Parezanoviq, si dhe tre oficerëve të cilët e arrestuan ilegalisht dhe e rrahën e torturuan Katiqin në aeroportin e Beogradit të dielën, 26 shtator./GazetaSinjali/