image Konflikti ndaj Bodo/Glimt, UEFA pezullon trajnerin e Romës

Futboll

Konflikti ndaj Bodo/Glimt, UEFA pezullon trajnerin e Romës

news image

UEFA ka marrë vendim pas konfiklit mes Bodo/Glimt dhe Romës pas ndeshjes.

UEFA ka pezulluar përkohësisht trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos, dhe menaxherin e Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen, ndërkohë që po zhvillohet një hetim për grindjen e tyre.

Të dy klubet u takuan në ndeshjen e parë çerekfinale të Konferencës së Evropës në Norvegji, e cila përfundoi 2-1 për nikoqirët të enjten e kaluar.

Pak kohë pasi ndeshja kishte përfunduar, Nuno Santos dhe Knutsen u përfshinë në një sherr në tunel.

Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin si përgjegjës për sulmin, secili duke pretenduar vetëmbrojtje.

UEFA tani ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht Nuno Santos dhe Knutsen derisa Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s të vendosë mbi meritat e rastit, në përputhje me nenin 49 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, për shkelje prima facie të neneve 11 ( 2)(b) dhe 15 (1)(g).

Ndeshja e dytë e çerekfinales është në Stadio Olimpico në Romë të enjten dhe skuadra e Bodo/Glimt fluturoi në Itali këtë pasdite.

Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se Knutsen do të përjashtohet nga linja e lojës për këtë ndeshje.

/GazetaSinjaliSport/