Konflikti i përgjakshëm midis familjeve Mehmeti e Rafuna javën e kaluar në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ka rezultuar me dy të vrarë.
Bashkim Mehmeti e Mefail Rafuna mbetën të vdekur pas një mosmarrveshjeje për kontest pronësor që nisi me grushte e përfundoi në mënyrë tragjike.
Në këtë çështje, hoxhallarët Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi, do të ndërmjetësojnë, duke tentuar që t’i pajtojnë familjet Mehmeti e Rafuna, shkruan Gazeta Sinjali.
Krasniqi, bashkë me hoxhallarë të tjerë kërkuan nga familjet t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës, një ‘rit’ ky i llojit të normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Njoftimin për ndërmjetësimin e hoxhallarëve është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga vetë Shefqet Krasniqi.