Një konflikt mes tre vëllezërve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Me këtë rast, njëri prej vëllezërve ka nxjerr edhe armën, shkruan Sinjali.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar se tre vëllezërit janë arrestuar dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje tre djemtë e tij kanë kanosur njëri tjetrin e me pas njëri prej tyre ka ekspozuar armën. Njësiti policor ka arrestuar tre të dyshuarit, ka konfiskuar një armë gjysmë automatike me 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Sinjali.