image Deputeti i AAK-së akuza të rënda për ministrin e LDK-së: Punësove militantë partiakë

Politikë

Deputeti i AAK-së akuza të rënda për ministrin e LDK-së: Punësove militantë partiakë

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka akuzuar ministrin e Infrastrukturës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Arban Abrashin, për punësim të militantëve partiakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse partitë prej nga vijnë ministri Abrashi dhe deputeti Berisha janë partnerë koalicioni, kjo nuk e ka ndaluar këtë të fundit që ta sulmojë ministrin për shkak të një vendimi të datës 24 korrik.

“Ministër Abrashi, 20 punëtorë i paske larguar nga puna sot në kohë pandemie. I paske marrë ‘turr’ 240 milionë projektit BERZH-it të rrugës Zahaq-Pejë”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Ministri Abrashi më 24 korrik ka shfuqizuar vendimet për themelimin e Njësive Zbatuese të Projektit (NJZP) dhe vendimet për transferimin e zyrtarëve si dhe ka pushuar veprimtarinë e këtyre njësive. Me këtë vendim, ai ka larguar nga puna në kohë pandemie 20 zyrtarë të këtyre njësive, për më tepër, dje më 25 gusht ai ka ri-themeluar po të njëjtat Njësi Zbatuese të Projekteve, por kësaj radhe me militantët e LDK-së dhe servilët e tjerë të afërt më të”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/beke.berisha.7/posts/4937491319610060