image Abrashi i bindur: LDK-ja do të fitojë dhe do ta udhëheqë Qeverinë

Abrashi i bindur: LDK-ja do të fitojë dhe do ta udhëheqë Qeverinë

news image

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se Lidhja Demokratike ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv.

Sipas Abrashit, kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja edhe do të fitojë.

Ai ka shtuar se LDK-ja do ta udhëheqë Qeverinë, ndërsa sipas tij të dhënat që kanë tregojnë një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik.

Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni, tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik. LDK-ja përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë”, ka shkruar Abrashi në Facebook. /Gazeta Sinjali/