image Konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë nga Policia e Kosovës

Siguri

Konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë nga Policia e Kosovës

news image

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arritur që të kap rreth 80 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Aksioni nga Policia është zhvilluar në terminalin doganor në Han të Elezit, e ku në këtë pikë raportohet se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Në lidhje me këtë rast Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 20:00.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë një postim në të cilin ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/