image Konfirmoi pensionimin, por gruaja e Tyson Fury e di se cili meç do t’ia thyente mendjen për rikthim

Sporte Luftarake

Konfirmoi pensionimin, por gruaja e Tyson Fury e di se cili meç do t’ia thyente mendjen për rikthim

news image

Gruaja e Tyson Fury ka thënë se vetëm një luftë për unifikimin e titujve do ta tundonte boksierin e peshave të rënda të kthehej nga pensioni.

Pasi mposhti Dillian White në Wembley Stadium të shtunën, Tyson Fury deklaroi synimin e tij për t’u tërhequr, por rrethi i tij i brendshëm tashmë po jep shenja se si mund të kthehet.

Paris Fury, gruaja e Tyson ka folur për BT Sport, duke thënë se një meç me Anothny Joshuan, apo  Oleksandr Usyk, do t’ia thyente mendjen.

“Unë e di në zemrën time se arsyeja e vetme që Tyson do të kthehej është një luftë për unifikimin e brezave”.

“Kjo do të ishte arsyeja e vetme, sepse nuk ka mbetur asgjë për të”, deklaroi Paris.

Nëse një luftë unifikuese do t’i pëlqente Gypsy King, atëherë të gjithë sytë janë te Oleksandr Usyk , i cili do të mbrojë katër rripat e tij në peshën e rëndë kundër Anthony Joshua në një revansh në këtë vit.

Fituesi i atij meç mund të jetë ai që do ta tundonte Furyn që të rikthehej nga pensionimi. 

/GazetaSinjali/