image Konfirmohet se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Kosovë

Pavarësia/ Konfirmohet se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

news image

Zëvendësministri i Jashtëm i Ganës Charles Owiredu, e ka konfirmuar se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Ganës ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet të pavarur”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, zëvendësministri i Jashtëm i këtij vendit, Charles Owiredu.

Owiredu tha se arsyet për këtë vendim i janë komunikuar Serbisë përmes një letre.

Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar. Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet më tej në letër”, thuhet në letër.

Ministria ganeze thotë se pavarësia e shpallur e Kosovës ishte “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, referencë kjo për rezolutën e vitit 1999 që e vuri vendin nën protektorat ndërkombëtar.

Rezoluta i dha Kosovës “autonomi substanciale” brenda Jugosllavisë, pjesë e së cilës asokohe ishte Serbia, dhe nuk përmend pavarësinë e plotë.

Ministria e Jashtme e Serbisë përmes një deklarate e ka vlerësuar këtë vendim të Ganës, duke e thënë se ky është bërë “vendi i 16… anëtar i OKB-së që ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

Ndërsa, Ministria e Jashtme e Kosovës, e ka quajtur këtë si “vazhdim të një fushate të ndyrë” nga ana e Serbisë./Gazeta Sinjali/