Klubi i Lazios ka konfirmuar lëndimin e Thomas Strakoshës, por ende nuk dihet se sa do të mungojë lojtari, transmeton Sinjali Sportiv.
Portieri shqiptar pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinas, teksa deri më tani dihet se Lazios do t’i mungojë sot ndaj Parmas.
Klubi nga kryeqyteti italian ka njoftuar për lëndimin e Strakoshës në pjesën e djathtë të femurit të kofshës, derisa theksuan se në ditët në vijim do bëhet e qartë se sa do mungojë 25 vjeçari.