Ekspertët nga Kina kanë konfirmuar që coronavirusi ka shpërthyer në një treg kafshësh me shumicë në qytetin Wuhan.
Shkencëtarët nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se testet konfirmuan që njerëzit e morën virusin nga kafshët në tregun e ushqimeve të detit me shumicë, Hunan.
Ende nuk është e qartë se cila kafshë ishte bartëse e sëmundjes së ngjashme me pneumoninë, por tregu ishte një vend ku tregoheshin dhejtëra lloje të ndryshme të kafshëve duke përfshirë edhe minjtë e këlyshët e ujkut.
Javën e kaluar ekspertët sugjeruan se sëmundja mund të ketë origjinën nga gjarpërinjtë, të cilët janë bartës të njohur të koronavirusëve.
Ndërkaq situata vazhdon të jetë e rëndë për shkak të virusit vdekjeprurës, numri i viktimave ka arritur në 106, gjithashtu raportohet se virusi ka arritur edhe në Gjermani./ Gazeta Sinjali/