image Konfirmohet data e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ri në Premierligë

Futboll

Konfirmohet data e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ri në Premierligë

news image

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar se kur do të fillojë sezoni i ri i Premierligës, transmeton Sinjali Sport.

Sot është konfirmuar se Premierliga do të fillojë më 14 gusht dhe të përfundojë më 22 maj, 2022.

Pas konfirmimit për fillimin dhe mbarimin e sezonit të ri, gjithashtu është marrë vendim se orari për sezonin 2021/22 do të shpallet më 16 qershor.

Ky edicion i Ligës Angleze do të përfundojë më 23 maj të këtij viti, derisa pritet që kampion të shpallet Manchester City. /Gazeta Sinjali Sporti/