image Premierliga në krizë: 72 raste të reja pozitive me Omicron

Futboll

Premierliga në krizë: 72 raste të reja pozitive me Omicron

news image

Premier League po vazhdon të përballet me krizën e shkaktuar nga vala e re e Covid-19.

Varianti i Omicron po përhapet me të madhe dhe ekziston rreziku që kampionati i futbollit të dëmtohet në përmasa të mëdha.

Sipas njoftimit të fundit, Premier League numëron 72 raste të reja pozitive me Covid-19.

Kjo shifër rezulton nga 12973 testime të kryera, me 3-9 janarit.

Testimeve u janë nënshtruar lojtarët dhe pjesëtarët e klubeve. Kjo është java e dytë radhazi që shënohet rritje në numrin e rasteve të reja. /Gazeta Sinjali Sporti/