image Reali sfidon dy klubet e mëdha angleze, për yllin e Premierligës

Futboll

Reali sfidon dy klubet e mëdha angleze, për yllin e Premierligës

news image

Youri Tielemans është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leicester City dhe kombëtares belge. Qendër-mesfushori është pjesë e “Dhelprave” prej verës së vitit 2019, kur u transferua nga Monaco për shumën e 45 milionë eurove.

24-vjeçari ka shfaqur një rendiment për t’u pasur zili dhe sezonin e ardhshëm është gati për të hedhur hapin e madh në karrierë. Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United po garojnë për shërbimet e tij.

Fichajes.net raporton se këto tre klube kanë nisur bisedimet me Leicester City, që kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e kapitenit të Belgjikës (49 ndeshje dhe 2 gola).

Ekipi anglez u kualifikua të enjten në gjysmëfinalet e Conference League. Rivali i fundit për të mbërritur në finalen e madhe të Tiranës (25 maj, Air Albania) është Roma e Jose Mourinhos.

/GazetaSinjaliSport/