Janë regjistruar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Shqipëri (një më shumë se dje). Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar si bartës të COVID-19. Në total numri i të infektuarve në vendin tonë arrin në 416 raste, por lajmi i mirë është se ditë pas dite kurba e të prekurve është në rënie.
“Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara”, tha Dervishi.
17 të shëruarit e 24 orëve të fundit e çojnë shifrën e pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin në 182. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë.