image Konfirmohen 6 viktima dhe mbi 130 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëri

Konfirmohen 6 viktima dhe mbi 130 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri konfirmoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Mes viktimave ishte edhe një infermier.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 135 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është 94.

Ministria konfirmoi se të shtruar në spital janë 189 pacientë, 12 në terapi intensive, prej tyre 4 janë të intubuar./Gazeta Sinjali/