image Konfirmohen 21 raste të variantit Delta në Shqipëri

Shqipëri

Konfirmohen 21 raste të variantit Delta në Shqipëri

news image

Janë konfirmuar 21 raste të variantit Delta të COVID-19 në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Spitalin COVID-19 në Tiranë ndodhen të shtruar 9 pacientë.

“Siç dihet tashmë është konfirmuar varianti Delta në Shqipëri, mostrat kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Nga këto, 13 kanë shkaktuar vatra familjare që tregon se ka infektime të lartë”, u shpreh drejtoresha e ISHP-se, Silva Bino në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Ndërkohë që nga personat e identifikuar me variantin Delta janë dhe 2 raste nga Mbretëria e Bashkuar, 2 raste nga Gjermania, 1 rast nga Çekia, 1 rast nga Spanja, 1 rast nga Maqedonia dhe 1 rast nga Pakistani i cili ka qenë pa shenja klinike./Gazeta Sinjali/