image Koncerti i këngëtarit të njohur hyn në histori si një ndër 5 koncertet më të ndjekura në botë

Bota e Yjeve

Koncerti i këngëtarit të njohur hyn në histori si një ndër 5 koncertet më të ndjekura në botë

news image

Jo vetëm në Turqi por në të gjithë botën këngëtari Tarkan njihet për hitet dhe për suksesin e tij.

Mbrëmja e djeshme në Izmir ka qenë e jashtëzakonshme për të gjithë fansat e këngëtarit të njohur turk për një arsye shumë të veçantë.

Do ta besonit nëse do t’ju thonim se koncerti i tij është ndjekur nga një audiencë e jashtëzakonshme me më shumë se dy milionë njerëz? Kjo ngjarje hyri në histori si “një nga 5 koncertet më të mbushura me njerëz në botë” mes të gjitha koncerteve në natyrë që janë pa pagesë.

Para koncertit të Tarkan, kryebashkiaku Soyer falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e manifestimit. Duke falënderuar Tarkanin për ngjitjen në skenë, Soyer tha:

Tarkan është mega ylli jonë, miku ynë.

Soyer ndau gjithashtu një video të turmës që u mblodh në zonën e koncerteve.

/GazetaSinjali/