Gjatë ditës së djeshme, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas rezultateteve LVV-ja ka dalë e para në dhjetë komuna, LDK-ja ka dalë e para në tetë Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna, PDK-ja në tri, koalicioni NISMA-AKR-PD e para në vetëm një komunë, LS-ja në dhjetë komunat me shumicë serbe, KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë, shkruan Indeksonline.
LVV-ja ka dalë e para në 10 komuna: Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit.
LDK-ja ka dalë e para në tetë komuna: Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti.
Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna: Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik
PDK-ja ka dalë e para në tri komuna: Drenas, Skenderaj dhe Shtime.
Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë: Malishevë.
Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:
LS-ja ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin- Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
KDTP-ja ka dalë e para në vetëm një komunë: Mamushë.