Komuna e Vushtrrisë ka lansuar një platformë online për vet-raportimit e të gjithë atyre që kanë qenë jashtë vendit gjatë ditëve të fundit.
Në këtë platformë qytetarët do të gjejnë një aplikacion për plotësimin e të dhënave të tyre personale, në mesin e të cilave kërkohet edhe data e hyrjes në Kosovë. /Gazeta Sinjali/
Në vazhdim gjeni njoftimin e plotë të Komunës së Vushtrrisë:
Duke e pasur parasysh situatën e tanishme për përhapjen e virusit Corona “COVID 19”, në përputhje të plotë me veprimet e përcaktuara me Planin e Qeverisë për Parandalimin dhe kontrollin e infeksionit (Covid-19), Komuna e Vushtrrisë kërkon nga të gjithë personat të ardhur nga diaspora apo qytetarët tonë që kanë qenë jashtë Kosovës kohët e fundit të plotësojnë të dhënat në platformën të cilën e kemi vënë në disponimin tuaj në linkun e më poshtëm.