image Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit korrik

Kosovë

Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit korrik

news image

Në muajin korrik 2023 janë regjistruar 2 mijë e 451 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 273 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë 178 lindje janë femra.

Ndërsa, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë regjistruar gjithsej 835 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 373 janë femra.

Po ashtu sipas ASK-së në muajin korrik 2023 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 289 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste.

/GazetaSinjali/