Komuna e Prishtinës ka publikuar Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë.
Ndërkohë, nga java e ardhshme, Komuna do të organizojë takime me përfaqësues të ndryshëm, gastronomë, policë e qytetarë, për të diskutuar mbi këtë Projekt Rregullore.
Takimet do të jenë si në vijim:
17 nëntor, 17:30, takim me sektorin e Gastronomisë; 22 nëntor, 17:30, takim me qytetarë dhe asamblistë; 23 nëntor, 17:30, takim me policë dhe përfaqësues të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe Komiteteve Lokale për Siguri Publike.
Të gjitha takimet janë lajmëruar të mbahen në Sallën e Kuvendit Komunal të ndërtesës së vjetër të Komunës.
Projekt Rregulloren mund ta lexoni KËTU